Olluri: Vetëvendosje po e sheh Kombëtaren e Kosovës si hambar për vota

Drejtori i Gazetës Online “Insajderi”, Parim Olluri, ka deklaruar se prej vitit 2019, kur Kombëtarja e Kosovës ka filluar të shënojë suksese, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, po e sheh si hambar për vota.

“Kur në vitin 2017 Albert Bunjaku ishte trajner dhe s’kishte fitore, futbollistët s’ishin hambar i mirë për vota dhe janë shpërfill prej Kurtit e të gjithëve, por në vitibn 2019 kur i preken zemrat e kosovarëve, po shihen si hambar i mirë i votave”, tha Olluri në RTV Dukagjini.