Pse duhet të votohet Fatmir Limaj?

Nga Leunorë Krasniqi, antare e kryesisë së gruas së Nisma’s në Prishtinë

Tashmë në këtë kohë fushate elektorale po shohim e po dëgjojmë lloje të ndryshme të premtimeve, madje shumica e tyre të përsëritura shumë shpesh.

Mendoj se koha është që qytetaret të reflektojnë pozitivisht, të rreflektojnë me ndryshime.

Premtimet e partive politike janë të njejta, veqse e meritojne nje “bravo” që askush deri më tani nuk e përmendi liberalizimin e vizave, kjo nënkupton që edhe ata e kanë parë se janë bërë monoton me këtë super premtim.

Tani qyteraret e Kosovës para vetës kanë lista të reja por me njerëz të vjetër. Kanë njerëz të fjalës e kanë edhe njerëz që gjatë fushatave të behën shumë miq, e pasi ti kryejnë punë e tyre, behen sikur kurrë nuk të kanë parë.

Andaj ndryshimi duhet të vij, mundesia është që të ndërrojmë sistemin e qeverisjes. Nisma Socialdemokrate e ka këtë platformë. Ka një përberje më njerez të kompletuar kombëtarisht e profesionalisht. Listës i prinë Fatmir Limaj, heroi i gjallë i luftës e i paqes, njeriu i fjalës. Njeriu që më së shumti u përsekutua pas luftës. Madje disa herë u munduan edhe t’a njollosin figurën e tij me shpifje denigruese duke bërë kurthe politike nga oponentët politik. Ai me sinqeritet u përgjigj qdoherë. Dhe përsëri vazhdoi punën e një idealisti shtetformues. Edhe përkundër “tradhtive” që iu bënë, Limaj nuk mbajti inate, ai përsëri ofroi bashkëpunim me të gjithë.

Fatmir Limaj, me punën dhe sinqeritetin e tij u dëshmua qdo herë, aty ku i është dhënë mundësia qdoherë doli faqebardhë.

Tash qyterarë të nderuar e keni mundesinë me i dhënë ndryshim jetës sonë në Kosovë. Kemi rastin të i japim obligime shtesë Fatmir Limajt dhe ekipit të tij shtetformues.

Mendo e vepro sot, se nesër mund të jetë vonë.