E keni parë duke kënduar Ramushin vet, por nuk e keni parë në duet me Resul Sinanin

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Resul Sinani, së fudmi ka zbuluar përmes disa fotografive në dasmën e tij në vitin 2006 ku i ishte bashkangjitur këndimit bashkë më kryetarin e AAK’së Ramush Haradinaj, raporton Korrespodenti.

Me siguri se Sinani ka kenguar këngën “Kah po shkon moj Zanë”, pasi që edhe bashkëshortja e tij e ka emrin Zana.

Këto foto tregojnë se Sinani edhe më parë sa ishte gazetar në RTK, kishte pasur raporte miqësore me ish-kryeministrin Haradinaj.

Kjo miqësi mes Sinanit e Haradinajt tani është shndërruar në projekt të përbashkët politik për ta bërë Kosovën shtet 100%.

Sinani në këto zgjedhje garon për deputet në Kuvendin e Kosovës me numrin 95 në listën AAK-PSD. /Korrespodenti