GENOCIDI RAMA MBI SHQIPTARËT

Agron PREBIBAJ

Europa përgjegjëse në frerin e lëshuar

Si mund të ketë emër tjetër përveçse genocid kjo e varfërimt shqiptar, plagosjen e ndërgjegjës kombëtare, helmimin e rinisë nëpërmjet drogës vendase e deri te largimi për në azilet e Europës rreth 400 mijë qytetarve.

Kryeministri Rama erdhi në pushtet pasi ishte normale rrotacioni politik i cili si rregull shkund pluhrat e heq merimangat e një pushteti paraardhës 8-vjeçar i cili me patjeter duhet vlerësuar për veprat që ka bërë, atë të uljes së varfërisë e deri te stopimi i qytetarëve për emigracion.
Ardhja në pushtet e Rames pa socialistë por vetëm me rilindas të klonuar e me të zgjedhur me rekorde kriminale, e çon atë në dorën më antinjerëzore të udhëheqësit mbi qytetarin.

Qevisja Rama më ogurzeza, menjëherë sapo mori pushtetin hapi burgjet duke ç’nderuar rreth 65 mijë kryfamiljar për një tel korenti gabim i cili vinte i trashëguar nga qeverisjet e mëparshme, arreston rininë shpiptare të cilët me të padrejtë, por mosha e papunësia i detyron të provojnë kacillen e shitblerjes se drogës për ndonjë përfitim e cila tashmë komandohej nga qeveriu e Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e drejues të policisë së shtetit.

Qeverisja Rama polli lëngimin shqiptar me rritje papunësie, rritje të botës kriminale e më e dhimbshmja krimi në familje, të gjitha këto pasojë e krizës sociale deri në institucionalizimin e stresit shqiptar. Korrupsioni tjetër pëngmarrja e cila arrin drejt stratosferës me PPI për pastrimin e parave të drogës e korrupsionit nga vetë shtetarët. Institucionalizimi i shitblerjes së votës farsa më e keqe për demokracinë tonë e cila e brishton atë pa kurrë mëshirë vetëm për të mbajtur pushtet e kontrolluar të gjitha pushtetet, një krijesë e kryeministrit Rama.

Kjo keqqeverisja Rama e ka detyruar apoziten të marrë hapa të maturuar, të fortë e sakrifikues përballë secilit qytetar, sikurse kemi zhgënjim nga socialistët që ndërtuan PS-në demokratike e cila komandohet me kryezollumçarin e rilindasit të cilët janë gati të braktisin Shpipërinë edhe drejt Kubes komuniste, vetëm për të mbrojtur paratë e shpëtuar burgut, hijes së zezë e krijesës së tyre. Ndërsa Europa e molizur e me qëndrime të ndryshme e të palexuara drejt i len fre Nastradinit shqiptar i cili gënjeu edhe vetë ata.

Nuk mund të thotë kurrë Europa se nuk e kemi parë lakuriqësinë Rama me bëmat e tij ndaj ligjit e demokracisë kjo një shëmbje që jep mundësi genocidit me prejardhje komuniste e fobi krahinore e gjinore.
Diktatorët ose ata që prodhojnë genocid mbi popullin e vet nuk din të ikin pasi i ndjek hija pas e krimit të rëndë njerëzor.