Përse po lihen anash shqiptaret që jetojnë në Serbi?

Në vazhden e thirrjeve të vazhdueshme politike nga partitë shqiptare që kerkojne te marin pushtetin ne Kosovë, shihet qartë se disa prej tyre janë të fokusuara në votat e diasporës, madje diasporen e shohin si shtytje të madhe për të arritur një fitore simbolike në zgjedhjet e 6 tetorit e pastaj për të krijuar qeverinë. Shihet qartë se në disa debate televizive dhe disa mitingje politike, subjektet si temë të veqantë e kanë Luginën.

Amza e Shqipëtarëve në Serbi, pëmes kryetarit të saj Demo Berisha reagon lidhur me keto deklarata të subjekteve politike në Kosovë duke ua kujtuar atyre se edhe ne Serbi ka shqipëtarë, madje janë shumë. Përse asnje deklaratë nuk u dha lidhur me 180.000 shqipetare që jetojnë e veprojnë në Serbi. Në anen tjeter tash në kohe fushate shumë subjekte politike na dërgojnë selame duke kerkuar voten?

Përse asnjehere nuk u bisedua për fatin e ketyre njerezve qe shume prej tyre kane biznese edhe ne Kosoves, janë taksapagues edhe në Kosovë. Përse ekziston interesi vetëm per rreth 65.000 banore ne Luginë. Në shumë ekcese që kanë ndodhur në Vojvodinë dhe në Serbi qendrore, asnjehere nuk doli qeveria e Kosoves ne ndihmë simbolike së paku me një deklaratë perkrahese për banorët e saj.

Ishte rasti i fundit për vdekjen e një qytetari egjiptian nga Kosova që punonte për buken e gojes në Serbi, dhe pikerisht kufoma e të ndjerit qendroi mbi 1 muaj në spitalin e Novi Sadit. Shumë zyrtare i kontaktuam, dhe nuk u lodhen farè për këtë familje. Deri kur do shtypemi në këtë formë.