Psikologu Liridon Aliu: Beso, po thonë ata që tradhtuan besimin tuaj!

Psikologju Liridon Aliu, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka kritikuar ashpër LDK’në për sloganin “Beso”.

“Beso, po thonë ata që tradhtuan besimin tuaj! 3 mandate qeverisën me PDK, 3 herë morën votat e qytetarëve dhe pas zgjedhjeve tradhtuan besimin e tyre!”, ka shkruar ai.

Aliu ka thënë se LDK kanë harruar poshtërimin qe ua bëri PDK kur nga klubet e natës i larguan nga qeveria, sepse te tillët nuk kanë guxim e as parime!

Postimi i tij i plotë:

Beso, po thonë ata që tradhtuan besimin tuaj! 3 mandate qeverisën me PDK, 3 herë morën votat e qytetarëve dhe pas zgjedhjeve tradhtuan besimin e tyre!

Harruan poshtërimin qe ua bëri PDK kur nga klubet e natës i larguan nga qeveria, sepse te tillët nuk kanë guxim e as parime!

Të tillët 15 nga 20 vitet e pasluftës ishin pjesë e qeverisjes duke udhëhequr me ministritë e arsimit, shëndetësisë, drejtësisë, zhvillimit ekonomik, financave, kultures etj.

Rezultat i qeverisjes e bashkëqeverisjes së PDK dhe LDK është gjendja e tanishme e Kosovës!

Të besosh në ndryshimin që vjen përmes LDK-së me kryetar, nënkryetar e kryesi të njëjtë është diçka që nuk përkon me logjiken e shëndoshë! Vota për LDK është votë për ta mbajtur Partinë
Demokratike në pushtet dhe për ta vazhduar edhe një mandat shkatërrimin e shtetit!

Për ndryshim duhet lider i afte, i guximshëm, parimor, konsistent në qëndrime, që e ka përkrahjen e partisë, elektoratit e që nuk ka tradhtuar asnjëherë popullin e vet! I tillë është vetëm Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje! Te gjithë ju qe doni ndryshim, votoni numrin 126 qe fitorja e VV te jete e thellë e ndryshimi te jete i madh!