RAMA, NË DIMRIN E VET POLITIK

Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability. AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

Agron PREBIBAJ

Pas largimit Rama do mbahet mend gjatë nga qytetarët shqiptarë për dimrat e thertë e shtrëngues në kurriz të shumicës absolute.

E nisi me hapje burgjesh për mijëra qytetarë vetëm për një tel korenti, burgosi mijëra të rinj shqiptarë për një qese kanabis megjithëse parcelat e drogës kontrolloheshin nga struktura e policisë së shtetit, bllokoi biznesin e kryesisht atë të ndërtimit si më me shumë punësim, rihapi emigracionin me rreth 400 mijë shqiptarë në azilet e Europës, rrënoi bizneset nëpërmjet rritjes së taksave, rriti krimin deri te krimi në familje, plagosi ndërgjegjen qytetare duke rritur varfërinë e pllakosur vendin në krizen më të thellë ekonomike sociale e shoqërore.

Kriza politike në të cilën jemi për afro një vit është treguesi më i keq për klasen tonë politike me përgjegjës direkt kryeministrin e vëndit i cili me megallomaninë e tij e me shumë me shpirtin e ferrit nuk diti në asnjë moment të japë zgjidhjen politike e as që bëhej fjalë për përulje ndaj qytetarit.

Tashmë Edi Rama Shqipërisë ja poq kulaçin edhe në Europë duke lëshuar smogun e zi, si ndaj qeverisjes po ashtu edhe ndaj klasës politike duke lënë gjithçka të pezullt e shprespak për të ardhmen e integrimit të plotë europian. Çdo ikje e tij sot jo vetëm e vonuar, por ka hap një gropë të fortë për demokracinë tonë.