Sinani – votuesve: Dilni të gjithë në zgjedhje. Zgjidhni më meritorët, mos e shisni votën!

Sot, zyrtarisht përmbyllet fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, 

Deri më tani, pothuajse të gjitha partitë politike kanë mbajtur tubimet përmbyllëse me elektoratin.

Koalicioni AAK-PSD, përmbylljen e fushatës elektorale vendosi ta mbajë në qytetin e Gjakovës para mijëra simpatizantëve.

Kandidati i këtij koalicioni, Resul Sinani, përmes një statusi në profilin e tij në facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe të votojnë përfaqësuesit e tyre më të mirë, raporton Korrespodenti.

Statusi i plotë i Sinanit:

Te nderuar bashkekombas, sot perfundoi fushata zgjedhore per zgjedhjet e 6 tetorit!

Kjo ishte nje prej fushatave me korrekte dhe me te mira qe jane zhvilluar ne Kosove dhe deshmoi edhe nje here se te gjithe jemi emancipuar dhe vetedijesuar per rolin dhe pergjegjesite qe kemi si shtetas te nje vendi demokratik.

Ne keto zgjedhje, neper listat e partive politike keni mundesine si asnje here me pare qe te perzgjidhni kandidate me cilesi e viryte te larta profesionale, intelektuale e kombetare, te cilet do t’ju perfaqesojne me dinjitet dhe do t’ju bejne krenare me vendimet e tyre ne legjislaturen e ardhshme.

Gjate kesaj fushate para jush jane prezantuar programet e te gjitha subjekteve politike dhe jane percjellur tek ju pikepamje te ndryshme per te tashmen dhe te nesermen e vendit.

Me 6 tetor, eshte ne doren tuaj qe te zgjidhni perfaqesuesit me te mire dhe te zgjidhni programin me te mire politik qe i duhet ne keto momente te rendesishme Kosoves tone.

Dilni te gjithe ne zgjedhje, votoni te lire dhe sipas bindjeve tiaja, jepjuani besimin atyre qe e vleresoni se e meritojne te jene perfaqesuesit tuaj, pa presion, pa nderhyrje dhe mbi te gjitha mos e shisni voten!

Na prifte e mbara!