Svirca – votuesve: Nëse me jepni besimin, do të ju përfaqësoj denjësisht dhe do të të jeni faqebardhë me mua

Kandidati i NISMA’s Socialdemokrate, Jeton Svirca, pas mbylljes zyrtare të fushatës elektorale, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur deri më tani në fushatë.

Ai u ka thënë votuesve se nëse i japin besimin për t’u bërë deputet, do t’i përfaqësojë denjësisht.

Statusi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, anëtarë të partisë Nisma Socialdemokrate, familjarë e dashamirë, të nderuar miq!

Të gjithëve ju falënderoj për përkrahjen e treguar para dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare. Ashtu siç e kam dëshmuar veten në të kaluarën time, zotohem edhe tani se nëse e marr bekimin dhe mbështetjen tuaj, do të ju përfaqësoj denjësisht dhe ju do të jeni faqebardhë me mua. Do të jem zëri i juaj i fuqishëm brenda në Kuvendin e Kosovës. Prandaj, ju ftoj të votoni koalicionin NISMA-AKR-PD, me numër 122, kandidatin për kryeministër me numër 1 dhe mua (Jeton Svirca) me numër 17!

Ju faleminderit përzemërsisht!