Dhjetori- plebishiti kundër diktaturave

Nga Azgan Haklaj

Partia Demokratike misionare e çlirimit të demokracisë nga prangat e neodiktaturës së Rilindjes.

Rrezimi i Kalifatit mavi nga fronti opozitarë dhurata më e çmuar në Vitin Jubilar të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.

Hedhja e themeleve të Republikës Panshqiptare në Vitin Jubilar të 20 vjetorit të Çlirimit të Kosovës- varrosje e miniShengenin Ballkanik – Jugosllavisë së re, apo Serbisë madhe.

Dhjetor i Dytë- Republikë e Re.

Sulltan Rama po preke Kushteutën ke prekur popullin që e ka votuar me referendum.

Sovrani nuk të lejon të instalosh partinë shtet e pushtetin tënd despotik.

Është paradoks i shoqërisë njerëzore fakti se studiuesit e historisë, politikës, sociologjisë i kanë kushtuar pak vemendje historisë së instalimit të diktaturave, të cilat në shekuj i kanë shkaktuar kaq shumë fatkeqësi shoqërisë njerëzore.
Është postulat fakti që liria është kurdoherë e kërcënuar.
Instalimi i një diktature bëhet shkallë shkallë, në mënyrë tinzare, mbulohet me demagogji, gënjeshtra, parulla populiste, patriotike, nacionaliste, filantropike, kauza të mëdha e avancon në mënyrë të heshtur, ashtu si metastazat e tumorit në trupin e një të sëmuri.
Në epokën moderne shpeshherë diktaturat vijnë në fuqi përmes rrugëve institucionale e zgjedhjeve.
Duke dashur ta sensibilzojë opinionin publik të kohës tonë për brishtësinë e demokracinë dhe rrezikun që i kanoset lirisë së popujve nga diktaturat dhe neodiktaturat, nga arroganca e autoritarizmi i liderëve në shumë shtete të epokës tonë Papa Françesku theksoj faktin historik se edhe Adolf Hitleri ka ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve.
Nëse i referohemi me një elekuencë e sinqeritet Historisë së Shqipërisë do të verejmë se edhe diktatori ynë i zi, Pol Poti shqiptar Enver Hoxha e instaloj ideologjisë e sundimin e tij brutal gjysëmshekullor përmes zgjedhjeve dhe rrugës “Institucionale”.
Ishte Kongresi i Permetit i 24 majit 1944, i mbledhur në virgjilje të çlirimit të Shqipërisë hapi i parë i instalimit të diktaturës.
I inspiruar nga parulla kriminale bolshevike;
“I gjithë pushteti sovjetëve” dhe i dirigjuar nga emisarët jugosllavë Popoviç e Mugosha, diktatori Hoxha delegjitimoj në mënyrë flagrante, të pabesë e arrogante Monarkinë Kushtetuese të shpallur nga Asambleja Kombëtare me dt 2 shtator 1928.
Vendimi i Kongresit të Permetit për të ndalur kthimin në Shqipëri të Mbretit Zogu i Parë dhe për të shpallur këshillat nacional çlirimtarë si organe të vetme të pushtetit kundër diskursit historik, institucional e aspirues të pjesës më të madhe të popullit shqiptar, ishte në fakt denimi me vdekje i Shtetit të së Drejtës, i lirisë, demokracisë, Çështjes Kombëtare dhe i të ardhmes europiane të Kombit Shqiptar.
Shqipëria e çliruar nga nazifashistët në nëntorin e tretë të lirisë, pikërisht me 28 nëntor 1944, ra që të nesërmen me dt 29 (ditën e festës komuniste) në diktaturën më të
egër në historinë mijëravjeçare të Kombit Tonë të lashtë në trojet e veta etnike.
Rezistenca heroike e spartane antikomuniste shqiptare për të këputur vargonjtë e robërisë u shtyp me zjarr e hekur nga regjimi antikombëtar e antinjerëzor i diktaturës.
Bilanci tragjik i betejës për liri është i denjë për antologji: Mijëra të pushkatuar, dhjetramijëra të burgosur në burgjet e diktaturës e gulagët e vdekjes, qindramijëra të internuar.
Ëndrra e çmendur Hoxhiste për përjetësimin e sundimit të tij e ndërtimin e “Rajhut” Shqiptar u sanksionua në Kushtetutën e imponuar në vitin 1976, ku Shqipëria u ba “de fakto” rezervati i partisë shtet dhe i vetmi vend ateist që ka njohur historia e njerëzimit.
Të frymëzuar nga idealet e lirisë, ëndrra europiane, betejat për liri të Solidarnosit Polak, Revolucioni Romun e sidomos renia e Perdes së Hekurt të Luftës së Ftohtë, të simbolizuar me shembjen e Murit të Berlinit, studentët shqiptarë të Dhjetorit 90-të u ngritën si uragan kundër diktaturës.
Ata gjetën mbështetjen e madhe të rinisë, intelektualëve, punëtorëve e mbarë popullit shqiptar duke e shndërruar këtë lëvizje madhështore brenda pak ditësh në një plebishit kundër regjimit dhe duke e detyruar kësisoj neodiktatorin e ri Ramiz Alija e klikën e tij të kapitullonte pa kushte.
Kushtetuta e vitit 1976, korposi kriminal i diktaturës u shkërmoq si kështjellë rëre.
U çertifikua pluralizmi politik e Shqipëria pas gjysëmshekulli doli nga izolimi.
Lindi Partia Demokratike e Shqipërisë misionare e mbrojtjes e konsolidimit të demokracisë dhe Çeshtjes Kombëtare.
Dhjetori 90-të është ylli polar i lirisë, demokracisë dhe i rrugës europiane në të cilën e orientuan Atdheun e shqiponjave Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), Rilindasit e mëdhenj, etërit e Pavarësisë Kombëtare të 28 nëntorit 1912, Burrështetasi Ahmet Zogu, ideatori e krijuesi i shtetit modern, i cili u ba digë e ndalimit të vershimit bolshevik në Shqipëri për rreth tre dekada.
Dhjetori Historik i vitit 1990 mbetet një ngrehinë madhështore akoma e papërfunduar e kështu një monument në rrezik.
Për shumë arsye të lidhura me faktorët e brendshëm e të jashtëm politik, më faktorët gjeopolitik të fuqive të mëdha, me realitetet ballkanike, europiane e botërore misioni i Dhjerorit 90-të është i papërfunduar e kjo sjell domosdoshërinë historike të Dhjetorit të Dytê, që do të bëjë realitet ëndrrën fisnike të studentëve e të popullit shqiptar të shpalosur madhërisht tre dekada më parë:
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”
Në Shqipëri prej 6 vitesh po instalohet me shpejtësi neodiktatura e Sulltan Ramës dhe Kalifatit të tij mafioz që ai e quan me hipokrizi “Rilindje”, për analogji me Rilindjen Kombëtare Shqiptare.
Natyrshëm lind pyetja?
Çfar është Rilindja e “Timonieri ” i saj që ka uzurpuar brutalisht të gjitha pushtetet, ekzekutivin, legjislativin, pushtetin lokal, gjygjsorin, prokurorinë e ka kthyer në instrument politik për të goditur opozitën pasi nuk arriti ta asgjesojě e ta zëvendësojë me opozitë artificiale të kontrolluar prej tij.
Sulltan Rama e ansambli i çiçikovëve të Rilindjes ka invaduar të gjithë mekanizmat që mbajnë në këmbë dhe e bejnë funksional një shtet të së drejtës dhe demokratik.
Timonieri Rama rrugëtimin e Shqipërisë për në BE e kthej për në Jugosllavinë e Re, (Serbinë e madhe), apo Forumin Ekonomik EuroAziatik ortodokso- neootoman të Putinit dhe Erdoganit.
Rama ky Esat Pashë i ri asgjesoj pluralizmin politik, institucionin e votës së lirë, grabiti pushtetin për të kapur shtetin,administratën publike, grabiti pasuritë publike, shiti pasuritë kombëtare e dhuroj ato gjeostratigjike, ekonominë e tregut të lirë e zëvendësoj me institucionalizimin e Kleptokracisë.
Për interesat e tij utilitare u angazhua në sabotimin e Çeshtjes Kombëtare, ndarjen e Kosovës, izolimin e saj përmes miniShengenit Ballkanik, shkembimin e territoreve, pushkatoi Kauzën Çame.
Rama e falangat e tij nuk janë gjë tjetër pëpos bijtë e etërve, ish kupola e diktaturës së kmerëve të kuq, të cilët për fatin e keq të shqiptarëve i shpetuan një gjygji “Nuremberg” për krimet e tyre çnjerëzore ndaj popullit shqiptar.
Për instalimin e pushtetit despotik e për të larë hesapet me shqiptarët Rames i kanë mbetur për të pushtuar me marionetat e tij dhe dy kështjellat e fundit:
Kushtetutën dhe Presidencën.
Rama e din se kush prek Kushtetutën ka prek sovranin, e kur populli preket në lirinë e të drejtën e tij e dridh tokën më shumë se termeti katastrofik i këtyre ditëve.
Opozita e bashkuar është në Sheshin e Lirisë.
Partia Demokratike e Shqipërisë në virgjilje të ditëlindjes së saj, javën e parë të dhjetorit do të shpalosë platëformën për shqiptarët.
Presidenti është në Sheshin e Lirisë.
Studentët do të vazhdojnë misionin stafetë të dhjetorëve.
Populli është në këmbë për të firmosur Plebishitin kunděr diktaturës.
Presidenti i SHBA-ve Franklin na ka lanë një postulat:
“Popujt që nuk luftojnë për lirinë nuk e meritojnë atë”.