TËRMETET “RAMA” NUK KANË TË SOSUR

Nga Ndok KOLA

Tërmeti i 26 nëntorit ishte tragjik për Shqipërinë e varfëruar maksimalisht nga keqqeverisja Rama. Tragjedia që solli tërmeti ishte shumë herë më e madhe sesa humbja e jetëve njerëzore e të lënduarve pasi Shqipëria është vërtetë në gjamë me mijëra qytetarë që flejnë jashtë si të pastrehë, me mijëra shtëpi të rrënuara dhe të pabanuara, me një shoqëri të traumatizuar dhe të pashpresë për të ardhmen.

Tashmë kryeministri shqiptar Edi Rama po bën vetëm protagonistin nëpërmjet showt të tij në media dhe ushtrimin e presionit ndaj të gjitha mediave e kryesisht atyre online. Sapo ka kaluar në komisionin Parlamentar ligjin kundër medias së lirë si dhe mbylljen e portaleve e duke shtyrë gjëndjen e jashtëzakonshme me qëllim shtypje dhe përfitimi. Akoma asnjë peshk i madh i arrestuar e cila duhej të niste urgjent me kryebashkiakët, drejtorët e me politikanët të cilët dhanë këto leje ndërtimi pa asnjë studim gjeofizik, sizmik, ingjinierik, por ka nisur disa arrestime me peshqit e vegjël, me ndonjë ingjinier, sipërmarrës, fallsifikatorë apo ndonjë sipërmarrës.

E themi me bindje se tërmeti Rama nuk ka të sosur pasi kishte nisur më parë nga vetë ai, me shëmbjen e shtëpive në Unazën e Re(Astir), madje protestuesit e Astirit janë edhe sot në ndjekje për tu arrestuar vetëm përse luftuan për mbrojtjen e shtëpive të tyre. A është e turpshme e skandaloze për kryeministrin Rama i cili vazhdon e ndjek të arrestojë qytetarët Xhemal Hyka, Besnik Doçi, Jahir Muja etj vetëm se protestuan për të mbrojtur shtëpitë e tyre tashmë të rrënuara nga vetë shteti e akoma nuk kemi arrestime të përgjegjësve të tërmetit. Akoma asnjë arrestim për tragjedinë në Thumanë pasi në tërmetin e mëparshëm, atë të 21 shtatorit pallatet ishin shpallur të pabanueshme, vetëm duke u mjaftuar me gjëndje të jashtëzakonshme për tre bashkitë kryesore në vend, Tiranë, Durrrës e Lezhë e cila vetëm sa ngjall frikë e panik për qytetarët duke i konsideruar këto bashki si të pabanuara.

E keqja vazhdon e pasohet kur kryeministri Rama me ingjinierët e vet shpall zona të pabanueshme pika joshëse e turistike për banime, i tillë është rasti i shëmbjes së godinave të studentëve në Universitetin Bujqësor një zonë e bukur dhe shumë turistike për Tiranën, mashtrimi i rradhës për përfitime në këtë mjegull shqiptare. Korrupsioni e presioni Rama nuk ka të ndaluar as nga të vetët nëpërmjet tendërave korruptiv PPP-it deri në ekstrem për punësim duke marrë mbi 5000 euro e duke përjashtuar ekselentët. Kjo është Shqipëria Rama, tërmetet e të cilit nuk ndalojnë.