Pas operimit të “kaubojsit”, bashkëshortja mesazh falënderimi për stafin mjekësor dhe miqtë e shumtë të familjes së të tyre

Këto ditë, në një nga spitalet e vendit fqinj në Itali, ish-deputeti Eduart Ndocaj, ashtu sic është përcjellë gjerësisht nga mediat, ka patur një ndërhyrje kirurgjikale, mjaft të komplikuar, ku për fatin e mirë ka rezultuar e suksesshme dhe tashmë ‘kaubojsi” gëzon shëndet të mirë dhe është drejt rikuperimit.

Përmes një statusi në profilin e saj, bashkëshortja e Ndocajt (profili i ‘kaubojsit’ është bllokuar nga facebook, për arsye të denoncimeve të forta nga ana e tij në drejtim të Edi Ramës) ka përcjellë një mesazh falënderimi për të gjithë stafin mjekësor që asistuan në këtë operacion të vështirë, por në mënyrë të vecantë, dy mjekët drejtues të stafit, ku spikat emri i doktorit shqiptar Gazmend Reshlani.

Në falënderimin e saj, znj. Ndocaj, ka njoftuar miqtë e bashkëshortit të saj, se gjendja shëndetësore e “kaubojsit” është e mirë dhe po shkon dret riaftësimit të plotë. Me këtë rast, ajo adreson mesazh falënderimi për të gjithë ata që i qëndruan pranë gjatë këtyre ditëve, si dhe në mënyrë të vecantë, ata shqiptarë që shkuan për ta vizituar në spital, apo dhe që përmes telefonatave të ndryshme shfaqën interes për gjendjen e Eduartit.

Ja statusi falënderues:

Fotografia e Vale Valentina
Fotografia e Vale Valentina
Fotografia e Vale Valentina
Fotografia e Vale Valentina