VIDEO-TRONDITËSE/ Dhunë ndaj ekipit mik të Turbinës në ndeshjen e kategorisë I, reagon presidenca: Kjo ishte një masakër! Kemi filluar procedurat ligjore, duam pikët në tavolinë

Skandalet e shumta mbi arbitrimin e ndeshjeve në futbollin shqiptar, dhe vecanërisht në kategoritë inferiore, tashmë janë një realitet i pakontestueshëm dhe jashtëzakonisht sfidues për disa ekipe që e bazojnë kompeticionin futbollistik në garë të ndershme dhe rivalitet loje.

Një dëshmi tronditëse, me prova lemeritëse për cilësinë e futbollit dhe standardin e arbitrimit që ndiqet nga FSH-ja, vjen nga ndeshja e ditës së djeshme, e zhvilluar në qytetin e Bilishtit, e vlefshme për kategorinë e I, grupi B, në mes të ekipeve të Devollit dhe Turbinës së Cërrikut, ku pamjet nxjerrin në pah problematikat e shumta me të cilat balafqohet sporti më popullor.

Ndeshja e ditës së djeshme, mes këtyre dy ekipeve duhet të ishte një garë sportive, por ndodhi krejt e kundërta, dhe që u prish nga ndërhyrjet e presidencës së ekipit vendas dhe të kryetarit të bashkisë Devoll, të cilët përmes imazheve të mbërritura në redaksinë e portalit tonë, dëshmojnë qartazi, për një skenar të mirorganizuar që nxiste dhunë ndaj presidencës së miqve nga Cërriku so dhe ndaj lojtarëve në fushë e lojës.

Në lidhje me këtë incident, kanë qenë të shumta reagimet e drejtuesve të FK Turbinës, si nga presidenca, ashtu dhe nga stafi teknik. Në deklaratën e shpërndarë, nga presidenti i Turbines Gentjan Gjoka, apelohet fuqishëm ndaj tifozerisë cerrikase të ruajnë gjakftohtësinë, si dhe njofton se do të ndjekë në të gjitha instancat kompetente rrugët ligjore ndaj “masakrës së Devollit’,- sic e quan ai.

Gjithashtu, reagime ka patur dhe nga pjesëtarë të stafit teknik, të cilët përmes prononcimeve të tyre, pohojnë dhunën e ushtruar, dhe për këtë fajësojnë presidencën vendase, e cila e kishte përgatitur ndeshjen bazuar në dhunën dhe presionin e ushtruar.

Rezultate imazhesh për gentjan gjoka

Deklarat KF Turbina

Presidenti Gentjan Gjoka

Te nderuar sportedashes shqiptar, dhe vecanerisht ata cerrikas, ne kete moment, kur jemi njohur me pamjet filmike te “Masakres se Devollit”, nuk duhet te humbasim durimin, apo te nervozohemi. Ftoj te gjithe, stafin, lojtaret dhe sidomos tifozet tane, te ruajne gjakftohtesin. Gjerat nuk zgjidhen me ane te dhunes, ashtu sic bene “mikpritesit” tane. Ne do ti drejtohemi diten e hene organeve kompetente pran FSHF-se, duke ndjekur cdo rruge ligjore, per te kerkuar 3 piket ne tavolin, sepse ndeshja eshte vazhduar nga ana jone, si pasoje e moskokecarjes nga ana e Delegatit dhe Vezhguesit qe ndodhenin te ngarkuar me detyre nga FSHF per kete sfide, te cilet automatikisht duhet te ndalnin lojen, jo vetem per dhunen ne fushe dhe ne tribuna ndaj pjestareve te KF Turbines, por edhe sharjet ne kor, qe i permban rregullorja. Avokatet e klubit tone, kane nisur punen qe te shtunen ne mbremje, dhe po pergatitin nje dosje voluminoze, e cila do te depozitohet pran zyrave te FSHF-se, e plote, me fakte bazuar ne kodin sportiv dhe gjithashtu e mbeshtetur nga pamjet filmike, prova te pakundershtueshme, qe ne besojme se do te na japin te drejten qe na takon. Devolli dhe shume skuadra te tjera, jane pritur si miq ne Cerrik dhe te tille do te priten gjithmon. KF Turbina nuk e ka patur dhe s’do ta kete kurre si opsion dhunen dhe elemente te tjere shtrengues, per te arritur fitoren ndaj kundershtarit. Gjithashtu, dosja jone padyshim, qe do te ndalet edhe tek arbitri Mikele Dyrmishi, te cilin shpesh-here e ka zene gjumi gjate 90-minuteshit te sfides dhe faktet tona do ti sherbejne per tu rizgjuar!

Me respekt Gentjan Gjoka

Bledar Malaj, trajneri i portierëve të FK Turbinës, i dhunuar në ndeshjen e djeshme, në prononcimin e tij, ka evidentuar faktin e dhunës së ushtruar, jo vetëm në fushën elojës, por dhe në shkallët e stadiumit, ku përgjegjësit kryesorë janë autoritet e bashkisë Devoll dhe presidenca e ekipit vendas:

Ja deklarate e Bledar Malaj, trajneri i portierëve të FK Turbinës:

Rezultate imazhesh për bledar malaj

Pershendetje

Duke qene se isha nje nga te dhunuarit ne diten e djeshme ne ndeshjen (perleshjen) Devolli – Turbina, me duhet te sqaroj disa gjera. Jemi dhunuar jo vetem ne fushe, por edhe ne shkallet e stadiumit, kur na vjen keq qe sponsorizuesit e kesaj dhune ishin dy zoteri me pozicion te larte si kryetari Bashkise dhe presidenti i klubit. Ata nxiten dhunen e vartesve te tyre ndaj nesh, ne vend te na respektonin si miq. Ne Cerrik jane respektuar, por se bene te njejten gje atje. Dhune si ne 1997 kisha kohe pa pare ne futbollin shqiptar. Me vjen keq per lojtaret tane qe ishin ne nje presion te vazhdueshem dhe cuditem se si zyrtaret e federates vazhduan ndeshjen. Nuk dua te zgjatem me teper, dhe dua ti bej thirrje mediave te heqin ato pamje filmike se personalisht jam dhe profesor i edukimit fizik ne nje shkoll te Tiranes dhe nuk eshte ky shembulli qe duhet ti japim brezave te rinj, me vjen zor te dal neser perpara nxenesve te mi, edhe pse isha viktima ne ate mes. Keshtu nuk ecet perpara.

Alfred Allamani, trajneri i KF Turbines, ka theksuar se , në ndeshjen e djeshme, nuk flitej për futboll, por për mbiejetesë, pasi e tillë ishte krijuar gjedja dhe ishte përgatitur klima e ndeshjes nga ana e vendasve.

Rezultate imazhesh për alfred allamani

Te nderuar miq, nuk preferoj te heshte ne kete histori qe me pane syte diten e shtune ne stadiumin e Bilishtit. Nje dhume verbale ndaj lojtareve tane dhe stafit gjithashtu. Nuk e di, por jam tromaksuar dhe ende nuk po e mbledh dot veten, sepse pergjegjesia ime ndaj lojtareve te mi eshte shume e madhe. Me thoni ju lutem si mund ta motivoj nje lojtar te luaj futboll ne te tilla rrethana, kur lojtari kundershtar e terheq zvarre si te ishte nje cop lecke? Aty nuk behej fjale per taktika, por per mbijetes, e vazhduam ndeshjen per formalitet, sepse e dinim qe po te abandonomin fushen ne rradh te pare do te na dhunonin me keq dhe ne rradh te dyte do te denohenim nga Komisioni i Disiplines. Ndaj ne keto rrethana, ia kemi lene ne dore ceshtjen avokateve te klubit, pasi kur llogjika humbet, vetem ligji dhe drejtesia mund te vendosin. Ajo qe me vrau me shume ishte fakti se dy njerez si kryetari bashkise dhe presidenti i tyre benin sehir dhe ishin aktiv ne momentet e tensionit ne vend qe te qetesonin situaten.

Besnik Beshku Drejtor i Klubit

Si drejtor i skuadres jam lemerisur ne ate ambjent primitiv i dal mode tashme ne futbollin tone te modernizuar dhe zhvilluar, pavaresisht se disa arena boksi si stadiumi i djeshem duan ta prishin imazhin. Per me teper, jemi dhunuar edhe ne shkallet e stadiumit. Kerkuam nga kryetari Bashkise dhe Presidenti i Devollit te na mbeshtesnin dhe te vinin qetesin, por sic duket po i tregonim ujqerve ku kullosnin delet! Ne rruge zyrtare, ju siguroj se do te kerkojme te drejten tone, ligjerisht, avokatet po merren me kete gje dhe ne si staf jemi te gatshem per instancat perkatese ne FSHF per te deponuar gjithcka ka ndodhur. Aty nuk behej fjale per futboll, dhune nga toka, dhune ne tribune, dhune nga qielli me sendet qe fluturonin mbi koken e lojtareve tane. Mos flasim pastaj per nderhyrjet horror dhe arbitrimin anemik te arbitrit Mikele Dyrmishi, i cili duhet angazhuar ne artet marciale dhe jo ne futboll.

Degradimi i kompeticionit në dhunë ndaj ekipeve, përvcse është dështim ttoal i institucionit përgjegjës për organizimin e veprimtarive të tilla, dëshmon qartazi kapjen e këtyre institucioneve nga leva dhe mekanizma që iu shërbejnë interesave të politikës, të qarqeve që duan përfitimeve financiare dhe që nuk mendojnë aspak për vlerat dhe emocionin e bukur që shkakton tek komuniteti i tifozërive loja e futbollit.

Nuk është hera e parë, që ndaj ekipeve të vogla, sic është FK Turbina, të cilat menaxhohen me mjaft pasion dhe mbahen financiarisht nga presidentë të zellshëm, të ndiqen politika të caktuara, duke i ndëshkura me situata të tilla dhune, apo dhe me nivele lemeritëse gjykimi.

Ajo që duhet të ishte një lojë, ku triumfon shpirti i garës, dhe që dhuron emocione të fuqishme tek komunitet e zjarrta të tifozëve, shndërrohet papritmas, me bekimin e instancave që asnjëherë nuk mbajën qëndrimet e duhura, në arenë përplasjesh dhe dhune, deri në kufijtë e mbijeteësës, dhe këtë gjë e dëshmon ndeshja e djeshme. /InfoPressAlbania/